Aktualitet

Blindohet Rrësheni/ RENEA ndjek nga toka dhe ajri vrasësit e Martin Bardhit

Shkruar nga Liberale
Blindohet Rrësheni/ RENEA ndjek nga toka dhe ajri vrasësit e Martin

Katër ore pas vrasjes së Martin Bardhit në Rrëshen ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët, të cilët dogjën makinën dhe u zhdukën në arrati. Policia e shtetit intensifikon kontrollet për arrestimin e autorëve.

Përmes një njoftimi zyrtar thuhet se kontrollet po kryhen nga ajri me helikopter ndërkohë RENEA dhe dhjetra forca të FNSH-së e policisë së vijojnë kontrollet në terren.

“Në kuadër të veprimeve intensive hetimore dhe gjurmuese për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes kriminale të ndodhur paraditen e sotme, në Rrëshen, ku u vra me armë zjarri shtetasi Martin Marku (Bardhi) dhe u plagosën 3 shtetas të tjerë, Policia e Shtetit po intensifikon kontrollet në zonën ku u gjet automjeti i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Kontrollet në zonë po bëhen edhe nga ajri, me helikopter, nga shërbimet e Repartit Special RENEA. Zona po kontrollet nga toka, nga dhjetëra shërbime të FNSh-së, të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”  dhe forcat operacionale.

Për kontrollin e zonës së pyllëzuar, shërbimet e Policisë janë duke përdorur edhe 5 dronë. Ndërkohë vijon kontrolli i imtësishem i personave, në pikat e kontrollit të ngritura nga Policia, në akset rrugore.

Grupi hetimor po këqyr pamjet filmike në të gjithë zonën që kanë përshkruar autorët, me automjet, gjatë ardhjes dhe ikjes, pas krimit” informon policia e Shtetit” njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH