Një shqiptar 35-vjeçar në Caserta të Italisë është arrestuar për shfrytëzim prostitucioni dhe skllavërimi.
Ai e kishte blerë vajzën për 500 euro nga një prej bashkatdhetarëve të tij dhe e detyroi atë të prostituonte veten në qytetin italian.
Gjatë hetimit, agjentët e policisë në Itali kishin zbuluar se vajza, gjithashtu një shqiptare, jetonte në kushte shumë të këqija. Ajo ishte e detyruar të flinte në një banjë të vogël dhe shpesh lihej pa ushqim me ditë të tëra dhe detyrohej të bënte punët e apartamentit.
Kur u përpoq të rebelohej, të refuzonte të prostituonte veten, ajo u kërcënua me vdekje. Ajo nuk mund të linte shtëpinë, përveç se kur ishte shoqëruar në vendin që djali kishte blerë për t'a takuar me meshkuj të tjerë.
Arrestimi i tutorit 35 vjeçar u krye gjatë operacionit të koduar, “Uti dominus”, ku u zbulua se shqiptari ishte pjesë e një grupi që rekrutonte gra të reja të huaja për të prostituar në rrugë.