Globi

Bletët sulmojnë dhe vrasin 4 persona, mes tyre një 8-vjeçare

Shkruar nga Liberale
Bletët sulmojnë dhe vrasin 4 persona, mes tyre një

Një vajzë 8 vjeçe është në mesin e  katër personave që humbën jetë pasi u pickuan nga bletët, pas një aksidenti autombilistik. Incidenti i tmerrshëm raportohet të ketë ndodhur të hënën në San Sebastian De Yali, Nikaragua, kur vajza dhe të mbijetuarit e tjerë u grumbulluan pasi ranë 165 metra në humnerë.

Autobusi ka qenë duke udhëtuar me 40 pasagjerë kur mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua. Të shqetësuara nga përplasja, bletët e inatosura thumbuan vazhdimisht tetëvjeçaren dhe katër pasagjerë të tjerë.

Pjesa tjetër e udhëtarëve në autobus besohet se i kanë mbijetuar përplasjes dhe tufës së bletëve pasuese.

Sipas Mirror, viktimat janë identifikuar si: Eneyda Torrez Zelaya, 47 vjeç, vajza e saj tetë vjeçare Andrea Carolina Garcia Torrez, Dilcia Flores Amparo, 32 vjeç dhe 34-vjeçari Santos Arnulfo Calderon Castellon.

Fotot e marra të një viktime tregojnë gërvishtje të shumta të kuqe të lëna nga pickimet në të gjithë trupin e tyre.

Përplasja dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekt mekanik, i cili ka bërë që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin.

Autobusi po shkonte përgjatë një rruge malore drejt fshatit La Rica. Pasi goditi kosheren, automjeti u ndal në një plantacion kafeje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH