Showbiz

Blero rrëfen se kush ja ka rrëmbyer zemrën

Shkruar nga Liberale
Blero rrëfen se kush ja ka rrëmbyer zemrën

Këngëtari Blero ka folur ditën e sotme për lidhjen e tij të re. Ndonëse e mban shumë private, Blero në rrjetet sociale nuajit e fundit ka zbuluar se është në një romancë, teksa së fundmi ka zbuluar edhe identitetin e partneres.

Sëfundmi ai është bërë pjesë e fornatit BBVK.

Në një bisedë me banoren tjetër, Vesa Vllasaliu ai ka thënë se është në lidhje me një prej shoqeve të saj. Vesa nga ana e saj e ka konfirmuar një gjë të tillë duke thënë se është në dijeni të lidhjes së tyre prej kohësh.

“E keni familjarisht, shkonit ndaras nëpër restorante sepse ajo nuk ka dëshirë të jetë publike, është shumë private nuk dëshiron që as na vajzat ta postojmë, ajo të do edhe do të dojë gjithmonë është shumë vajzë e mirë edhe shumë e bukur”, tha Vesa.

“Jemi bashkë prej një viti a më shumë, ne flasim bashkë për çdo gjë, mbrëmë isha shumë keq, u mërzita për të, ajo është më e mira, është thjesht më e mira”.

Kujtojmë se pak kohë më parë i ka dhënë fund martesës me Afrona Dikën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH