Aktualitet

Blendi Klosi sqaron se si muzika përhap koronavirusin

Shkruar nga Liberale
Blendi Klosi sqaron se si muzika përhap koronavirusin

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka sqaruar deklaratën e tij që bëri para pak ditësh në një emision televiziv, duke u shorehur se "muzika përhap koronavirusib".

Teksa kërkoi ndjesë për komunitetin e muzikantëve, që sipas tij janë goditur fort nga pandemia, Klosi dha sqarime se cfarë ndodh me valët, me grumbullimet e njerëzve në ambientet e vogla.

"Përsëri dua ta them, valët në një ambient të mbyllur krijojnë një dinamikë të caktuar me ambientin dhe shtohet më pas, rrymat e ajrit që shtohen nga kondicionimi, shtoi më pas lëvizjen, ose kur ka muzikë të lartë njerëzit flasin me zë të lartë, djersiten më shumë, energji më e madhe, njerëzit rrinë të gjithë të bashku. Edhe kur janë të gjithë këto faktorë, rreziku shtohet më tepër. Kjo është arsyeja që jo vetëm në Shqipëri por kudo jeta e natës. Unë kam mbaruar për elektronikë dhe në shkollë të mesme na mësonin çdo të thoshte çdo valë. Në një ambient që nuk ka ajër nuk përçohen valë. Ndjesë komunitetit të muzikantëve. Por të qenurit së bashku në një ambient me muzikë, njerëzit ndryshojnë sjellje, nga energjia dhe rrymat e ajrit, kondicionimi sidomos, janë të gjithë efektet që bëhen të gjitha së bashku dhe shtojnë më shumë rrezikun në ambiente të mbyllura", tha Klosi në "Top Talk në TCH.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH