Blendi Fevziu ka shkuar në ishullin e famshëm grek të Mykonos. Ai ka takuar aty krye-komunarin e ishullit dhe tregoi detaje nga kjo vizitë.
Postimi i plotë i Fevziut me përshtypjet për ishullin e Mukonos:
“Mykonos është ikona e turizmit grek dhe një ndër destinacionet më të rëndësishme të globit”.
“Sipas shtypit ajo faturon mbi 4 miliardë euro në vit ose 20 % të gjithë të ardhurave të turizmit në Greqi. Ishulli është i Famshëm për mikpritjen, arkitekturën e veçantë, shërbimin dhe sidomos festat”.
“Ai është ndër të tjera strehë e një komuniteti të madh shqiptar që për 3 dekada kontribuon në të gjitha nivelet për rritjen e kapaciteteve të ishullit. Sot takuam Konstantinos Koukas, Kryetarin e Bashkisë së Mykonos që në vitin 2014, i zgjedhur në këtë post në moshën 32 vjeçare, ndër më të rinjtë në historinë greke”.
“Koukas, të cilit i dedikohet një pjesë e rëndësishme e suksesit te Mykonos në dekadën e fundit është një mbështetës i komunitetit tonë këtu dhe ka vizituar disa herë Shqipërinë. Duke e falënderuar për këtë, ne shpresojmë të ndërtojmë një bashkëpunim në të ardhmen që do t’i ndihmojë evidentimit të shqiptarëve këtu, por edhe pasqyrimit të një prej ishujve më të veçantë në botë.” /Liberale.al/