Aktualitet

Bledi Teta hetohet për vrasjen e Malkos, po përgatitej për në Kubë

Shkruar nga Liberale
Bledi Teta hetohet për vrasjen e Malkos, po përgatitej për

Të tjera detaje kanë dalë në dritë për vrasjen e ish-policit Santaiago Malko, në zonën e Xhamllikut, më 27 gusht. I vetmi i arrestuar për ngjarjen është Bledi Teta, i cili ndodhet në burgun  e Fushë Krujës.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Teta nuk po hetohet nga policia vetëm për veprën penale të moskallëzimit të krimit, por tashmë ai është nën hetim edhe për veprën penale të vrasjes me paramendim.

Aktualisht dosja ka kaluar te Krimet e Rënda. Bledi Teta është i vetmi i arrestuar për ngjarjen. Teta po hetohet për vrasje të paramenduar, ndryshe nga më parë, që hetohej vetëm për moskallëzim të krimit. Rezulton se Teta është i lidhur ngushtë me personat e dyshuar për vrasjen e Malkos. Në kohën që kërkohej nga policia, ai është fshehur në shtëpinë e bashkëjetueses së tij, ndërsa ka aplikuar dhe për vizë për në Kubë”, tha gazetarja Lala./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH