Showbiz

Bledi "provokon" Luizin: Ke nuhatjen e një njeriu që e njeh bastin

Shkruar nga Liberale
Bledi "provokon" Luizin: Ke nuhatjen e një njeriu që e njeh

Menjëherë pas hyrjes, Bledi Mane trazoi situatat në shtëpi. Pasi i dha disa këshilla Deas, për mënyrën sesi ai e percepton lojën e saj deri në këtë pikë, Bledi bisedoi edhe me Luizin.

Ai u ndal në disa pika, të cilat kanë krijuar debat të ashpër në shtëpi, ku Luizi ka dalë nga vetja duke e ofenduar banorët. Njëra situatë ishte ajo me Dean, “Prime” e kaluar, ku Luizi i tha se do e zhgarravisë dhe do e shkelë me këmbë për zgjedhjen që bëri duke dërguar në nominim Kiarën dhe Efin.

Situata e dytë, lidhet me sjelljen e Luizit ndaj Kejvinës. Për të dyja këto, Bledi u shpreh se ai doli nga vetja dhe se nuk kishte pse ofendonte njeri. Sipas tij, Luizi është djalë veriu dhe gjërat di t’i zgjidhë edhe ndryshe, pa ulëritur.

Ngacmimet mes tij dhe Luizit nuk munguan. Bledi u shpreh se Luizi ka nuhatjen e një njeri që e njeh bastin, ndërsa e ngacmoi edhe për orarin e tij të gjumit, duke e pyetur nëse e mundon diçka.

Luizi tha se nuk ka lidhje me bastet, por është vigjilencë. Sa për orarin e gjumit, ai tha se nuk ka asnjë brengë, por këtë rrugë ka zgjedhur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH