Aktualitet

BKH drejt funksionimit, zbardhet emri i kandidatit të parë

Shkruar nga Liberale
BKH drejt funksionimit, zbardhet emri i kandidatit të parë

Pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në janar të 2020 pritet të bëhet funksionale Byroja Kombëtare e Hetimit. Sipas Report TV, nga burime pranë SPAK, Adnand Xholi pritet të drejtojë strukturën e ngjashme me FBI.

Xholi i cili aktualisht mban postin e drejtorit të hetimit gjyqësor në Prokurorinë e Përgjithshme pritet t'i bashkohet Byrosë Kombëtare pasi plotëson kushtet.

Kreu i BKH zgjidhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas propozimit të kreut të SPAK dhe dy prej prokurorëve më me eksperiencë në ktë strukturë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH