Aktualitet

BKH bëhet me 28 hetues, kalojnë testin e sigurisë

               Publikuar në : 16:11 - 01/04/21 liberale

TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit është duke përmbushur kuotat. Së fundmi, 28 agjentët e parë janë zgjedhur nga 37 që ishin gjithsej. Mësohet se 9 agjentë janë skualifikuar për shkak të problemeve me pasurinë personale si edhe të familjarëve.

BKH njofton se kandidatët, që kanë kaluar ose jo kushtet e sigurisë, do të njoftohen individualisht.

“Kandidatët e kualifikuar do ti nënshtrohen trajnimit me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohen. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të trajnimit dhe udhëzime të hollesishme do të njoftohen në ditët në vijim në ëebsite-in e BKH-së, (BKH.al).

Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri”, thuhet në njoftim.”

Për tu plotësuar e gjitha BKH duhet të ketë 60 anëtarë. Ndaj po vijon procesi i rekrutimit për 32 pozicionet  “Hetues”, të pa plotësuara. Kandidatët do të duhet të kalojnë testin fizik fillimisht dhe më pas një seri kontrollesh.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back