Globi

Bjellorusia nis stërvitjet ushtarake në veri të Ukrainës

Shkruar nga Liberale
Bjellorusia nis stërvitjet ushtarake në veri të Ukrainës

Bjellorusia, një aleat i ngushtë rus dhe fqinj i Ukrainës në veri të saj, ka nisur stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë. Ministria bjelloruse e mbrojtjes tha se stërvitjet përfshinin testimin e mjeteve të ushtrisë së saj, por shtoi se stërvitja nuk përbën kërcënim për fqinjët.

“Është planifikuar që në testimet, për gatishmërinë luftarake, të përfshihen një numër i rëndësishëm i makinave ushtarake, gjë që do të shkaktojnë ngadalësim të trafikut në rrugët publike”, tha ministria bjelloruse përmes një deklarate.

Pavarësisht se këto stërvitje po mbahen në kohën kur po vazhdon pushtimi rus i Ukrainës, Bjellorusia tha se këto stërvitje nuk paraqesin kërcënim për fqinjët e saj e as për komunitetin evropian në përgjithësi.

Zonat e Ukrainës, që janë në afërsi të Bjellorusisë, përfshirë edhe kryeqytetin, Kiev, u sulmuan nga Rusia në fazën e parë të pushtimit, pas stërvitjeve të përbashkëta që zhvilluan Moska dhe Minsku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH