Aktualitet

Biznesmeni vlonjat tenton vetëvrasjen, policia sqaron ngjarjen

Shkruar nga Liberale
Biznesmeni vlonjat tenton vetëvrasjen, policia sqaron ngjarjen

Pronari i një biznesi në Vlorë ka tentuar të vetëvaret, por fatmirësisht është vënë re dhe është shpëtuar në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur këtë të enjte, në lagjen “Kushtrimi” brenda biznesit të tij.

Aktualisht 53-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Sot, rreth orës 12:45, në lagjen “Kushtrimi”, në ambientet e subjektit të tij tregtar, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret shtetasi R. T., rreth 53 vjeç. Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaroi policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH