Showbiz

Biznesmeni që shoqëronte Fjolla Morinën, pronar i një rrjeti hotelesh

Shkruar nga Liberale
Biznesmeni që shoqëronte Fjolla Morinën, pronar i një rrjeti

Arrestimi i këngëtares Fjolla Morina vazhdon të jetë në qendër të mediave. Aktualisht ajo po vuan dënimin ‘arrest shtëpie’ në një shtëpi pranë gjykatës së Kukësit.

Detaje të reja kanë dalë edhe për personin që shoqëronte këngëtaren në makinën e saj “Audi Q7”, ku iu gjetën dy pistoleta.

Bëhet fjalë për biznesmenim Fisnik Syla. Ai është personi që i dhuroi makinën luksoze disa ditë para ngjarjes dhe në videon e publikuar nga Fjolla, në sfond dëgjohet zëri i një mashkulli, fytyrën e të cilit ajo nuk e tregoi.

Thuhet se Fjolla është në një lidhje me biznesmenin më të ri në moshë, i cili jeton në Belgjikë, aty ku ka edhe një rrjet hotelesh dhe restorantesh.

Nuk dihen më shumë detaje për lidhjen e tyre, por nga postimet e fundit në rrjetet sociale, Fjolla dukej shumë e lumtur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH