Aktualitet

Biznesmeni hetohet për zhdukjen e turkut, ja pse dyshohet

               Publikuar në : 13:04 - 11/09/19 LP

Vazhdojnë hetimet për zhdukejn e shtetasit turk, i cili ishte kapiten i jahtit luksoz që u gjet i braktisur në portin e Shëngjinit.

Mësohet se Policia dhe Prokuroria e Lezhës ka nisur verifikimet për biznesmenin turk Nedin Akyuz, njëherazi edhe pronari i jahtit luksoz, i cili erdhi në Shqipëri për të tërhequr jahtin.

Pavarësisht se biznesmeni tregoi lëvizjet e kapitenit dhe bisedën e fundit të kryer me të, sipas Report TV, hetuesit po verifikojnë ndonjë konflikt të mundshëm mes tyre.

Të njëjtat burime sqaruan se deri më tani nga verifikimet e kryera, por edhe nga të dhënat që grupi hetimor ka siguruar nga policia turke, nuk rezulton se kapiteni Yavuz të ketë precedent penalë.

Verifikime po kryhen edhe për vërtetësinë e deklarimit që kapiteni kishte kryer në portin e Tivarit në Malin e Zi, se në bord ndodhej i vetëm dhe destinacioni final i tij do të ishte ishulli i Korfuzit në Greqi./Gazeta Liberale

(Visited 1 119 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *