Globi

Biznesmeni bullgar dënohet me 7 vjet burg për vrasjen e dy vajzave të reja

Shkruar nga Liberale
Biznesmeni bullgar dënohet me 7 vjet burg për vrasjen e dy vajzave

Biznesmeni bullgar Dimitre Traykov  u dënua me 7 vjet burg për vrasjen e dy vajzave të reja në rrugë dhe faktin se u largua nga vendi i aksidentit.

Sipërmarrësi bullgar, 61-vjeç, u shpall fajtor për përplasjen fatale të dy vajzave. Aksidenti i ndodhur në fillim të këtij viti u shkaktoi vdekjen e menjëhershme dy vajzave kushërira me njëra-tjetrën, Sara Rizzotto, 26 vjeçe dhe Jessica Fragasso, 20 vjeçe.

Dënimi merr parasysh zbritjen e një të tretës falë procedurës së shkurtuar. Prokurori kishte kërkuar dënimin me 7 vjet e 8 muaj. U provua që shoferi nuk ishte i dehur.

Ai u gjurmua dhe u arrestua në shtëpi, ndërsa u tha oficerëve se kishte pirë vetëm pas aksidentit. Raporti i gjykatës kishte treguar se përplasja nga ana e pasme në të cilën vdiqën dy kushërirat  veneciane kishte ndodhur pasi ai po udhëtonte me të paktën 180 kilometra në orë.

Edhe kryeprokurori i Pordenones, Raffaele Tito, gjatë gjykimit kujtoi po ashtu se në momentin e aksidentit i akuzuari ishte duke folur në telefon me gruan e tij. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH