Kryesore

Biznesi shqiptar, i “infektuari” kryesor

               Publikuar në : 09:15 - 01/10/20 Ervis Iljazaj

Ervis Iljazaj

Është e qartë se biznesi shqiptar gjendet në vështirësi si asnjëherë më parë. Jo më kot të gjitha raportet e institucioneve ndërkombëtare të specializuara në këtë fushë tregojnë një klimë aspak të mirë dhe një projeksion pesimist për ekonominë shqiptare.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi ekonomia  dhe biznesi shqiptar  ka patur disa vështirësi në vitet e fundit në disa drejtime, të cilat nuk mund ti përballonte dot.

E para, mungesa e garës dhe e konkurencës së tregut. Sipërrmarje do të thotë konkurrencë në kushte të barabarta për të gjithë operatorët ekonomik. Mungesa e garës politike  të lirë, ka ndikuar edhe në mungesën e konkurencës në të gjithë sektorët  e ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare. Punësimi nuk është meritokratik, ekonomia nuk është konkuruese, tenderat publik nuk janë aspak me garë. Përkundrazi, e gjithë jeta ekonomike , kulturore dhe shoqërore e shqiptarëve është totalisht e ndikuar nga mekanaizma arbitrar të pushtetit dhe nga raporte klienteliste. Mungesa e garës në kushte të barabarta dhe të lira, është pdayshim sëmundja më e madhe e shoqërisë shqiptare ne këto momente.

E dyta, mungesa e drejtësisë. Në vitet e fundit, që pas Reformës në Drejtësi, Shqipëria  ka qenë praktikisht pa pushtet gjyqësor, Drejtësia e shpejt dhe efikase, edhe pse në pamje të parë duket një element i parëndësishëm, është një kusht thelbësor për zhvillimin e klimës së biznesit.Asnjë investitor nuk rrezikon me kapitalin e tij nëse nuk ndihet i sigurtë që ta mbrojë atë nga cdo padrejtësi, dhe sidomos nga pushteti politik. Si mundet që të pretendojmë, që në Shqipëri të vijnë investitor të huaj ku nuk ekziston drejtësia?! Po të shtosh këtu edhe klimën politike konfliktuale, e cila ka reflektuar një tension social, dhe si pasojë edhe një pasiguri për të investuar, atëherë panorama negative bëhet e plotë.

E treta, korrupsioni. Jo më kot, korrupsioni dhe bërja e bisnesit kanë një lidhje të drejt për drejt. Sa herë që Shqipëria rritet në renditjet e vendeve të korruptuara, ulet në renditjet e të bërit biznes. Edhe kësaj herë, ka ndodhur i njëjti fenomen. Në të gjitha studimet për këtë fushë, administrata publike efikase, e thjeshtë dhe e ndershme, është një nga kushtet bazë për zhvillimin e bisnesit.

E katërta, pandemia. Nuk mund të fshihet që një nga arësyet e vështirësisë së bërjes biznesit në Shqipëri është pandemia dhe kushtet e vështira që u krijuan prej saj. Mirëpo, qeveria shqiptare nuk ishte në lartësinë e duhur për ta ndihmuar biznesin ashtu sikurse u bë në shumë vënde të tjera. Përkundrazi, ushtroi një trysni ndaj sipërmarrjes për të marrë përsipër barrën e krizës, dhe jo tja lehtësonte atë. Por ka dhe një arësyet tjetër për të cilët flitet pak ose aspak, që vuri në vëstirësi biznesit shqiptar gjatë kësaj kohe. Janë rregullat dhe shtrengimet e shumta, apo ato që u quajtën masa anti-covid për biznesin. Për hir të së vërtetës, ato në shumicën e rasteve nuk u zbatuan aspak. Kush ka pushuar në bregdetin e Jugut e di fare mirë këtë gjë. Ato thjesht shërbyen si një pretekst më shumë për korrupsion.

Dhe e fundit, taksat e larta dhe të shumta. Kjo mazhorancë, ende nuk po e kupton se taksa progresive ka qenë një ide regresive për zhvillimin e biznesit. Jo vetëm kaq, por  nuk ka arritur as rritjen e të ardhurave.  Jo më kot drejtorët e tatimeve janë ndërruar kaq shpesh në mandatin e dytë të qeverisë për mosrealizimin e të ardhurave. Në fakt nuk është faji i drejtorëve, por i taksave të larta dhe të shumta, që shtyjnë shumë biznese drejt evazionit fiskal. Për të gjitha këto arësye, është iluzion të mendosh se biznesi shqiptar do ti mbijetonte këtij konteksti. /Gazeta Liberale

 

 

Tags:


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back