Globi

Bitcoin, njihuni me presidentin i cili luan ‘bixhoz’ me ekonominë e vendit

Shkruar nga Liberale
Bitcoin, njihuni me presidentin i cili luan ‘bixhoz’ me

Kur një president apo kryeministër mburret se menaxhon ekonominë dhe pasurinë e vendit nga telefoni “smart” ndërsa ekonomia është e zymtë, ai vështirë se frymëzon besim.

Aq më pak në një vend që ka një raport borxhi ndaj PBB-së prej 84% dhe akoma më pak kur presidenti po investon në bitcoin, i cili këtë javë ra në vlerën më të ulët në 18 muaj.

Mirë se vini në El Salvador, i cili u bë vendi i preferuar i bixhozit të teknologjisë një vit më parë, kur presidenti Nayib Bukele, lideri i fiksuar pas mediave sociale, e bëri të ligjshme edhe për kriptomonedhën.

Në qershor të vitit të kaluar, në një konferencë të kriptomonedhës në Miami, Bukele njoftoi se vendi i Amerikës Qendrore do të ishte i pari që do të adoptonte bitcoin si monedhë zyrtare, krahas dollarit amerikan.

Në shtator, një ditë para miratimit të të ashtuquajturit ligji për bitcoin, i cili e bëri të detyrueshëm për bizneset pranimin e kriptomonedhës, Bukele gjithashtu filloi të përdorë fondet publike për të investuar në bitcoin.

Kriptovalutat kanë vazhduar të bien këtë javë me miliarda humbje. Rënia po prek investitorët në mbarë botën, përfshirë qeverinë e El Salvadorit. Vendi i Amerikës Qendrore derdhi miliona dollarë në Bitcoin dhe e bëri atë mjet ligjor nëntë muaj më parë, duke inkurajuar njerëzit ta përdorin atë për transaksione të përditshme.

Nga benzina dhe madje edhe shtëpitë - mund të blini pothuajse çdo gjë në El Salvador me Bitcoin. Blerja me kriptomonedhë nga shitësit në rrugë dhe zinxhirët kryesorë të ekonomisë është konsideruar nga ekspertët një përvojë e jashtëzakonshme.

Ajo tregon se sa larg ka arritur Bitcoin që kur u ngrit në forumet e internetit në vitin 2008.

Vendimi i presidentit Nayib Bukele do të thotë se teorikisht ajo tani duhet të pranohet nga të gjitha bizneset, së bashku me monedhën tjetër të El Salvadorit, dollarin amerikan.

Kriza e fundit e kriptomonedhës ka shkaktuar shumë debate politike, veçanërisht përdorimin e fondeve publike prej afro 100 milionë dollarësh për të blerë Bitcoin – ndërsa çdo blerje festohet nga presidenti me një postim në Twitter. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH