Aktualitet

Bino: Antigjeni mund të japë rezultat në 5 ditët e para të sëmundjes

Shkruar nga Liberale
Bino: Antigjeni mund të japë rezultat në 5 ditët e para

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, në deklaratë për mediat, deklaroi se po kryhen trajnime për sigurinë e testeve ndaj koronavirusit.

Bino theksoi se testi i antigjenit mund të kryhet vetëm në 5 ditët e para të sëmundjes.

“Deri tani kemi kryer identifikimin e rasteve nëpërmjet testit të PCR. Ky test është identifikues. Ka edhe test të shpejtë të antigenit. Testet antigene janë diagnostikuese. Nëse jemi brenda 5 ditëve të parave të sëmundjes, mund të kryhet ky test.

Nëse kemi një person që ka më shumë se 5 ditë që janë diagnostikuar, atëherë duhet test PCR. Po kryhen trajtime për sigurinë e testeve. Është test i aprovuar nga ndërkombëtarët”, u shpreh Bino.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH