Aktualitet

Bindet më në fund Nard Ndoka, ja në cilin qark do të kandidojë

Shkruar nga Liberale
Bindet më në fund Nard Ndoka, ja në cilin qark do të

Më në fund është arritur marrëveshja mes kryetarit të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Sipas Top Channel, kreu i Partisë Demokristiane pritet të jetë pjesë e listës së Shkodrës, poshtë vendit të 5-të.

Ndoka mbajti pezull marrëveshjen deri mbrëmjen e sotme pasi nuk pranonte të bëhej pjesë e koalicionit opozitar “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, por duket se kanë rënë dakord.

Ndërkohë vijojnë takimet në selinë e PD për të konkretizuar marrëveshjen dhe për ta dorëzuar në KQZ pasi dita e sotme është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH