Life Style

Bill Klinton tregon arsyen pse tradhtoi gruan: Menaxhoja presionin

               Publikuar në : 21:07 - 05/03/20 liberale

Ish-presdienti i SHBA-së, Bill Klinton pretendon se lidhja e tij me Monica Lewinsky ishte një gjë që e bëri për të menazhuar ankthin e punës.

Në një dokumentar të realizuar nga DailyMailTV, ai shprehet se kishte takime me ish-praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, sepse kjo ndihmonte në çështjet e tij.

Bill zbulon se në kohën kur ai u takua me Lewinsky-n presioni i punës e bëri atë të ndjehej si një boksier i cili kishte bërë 30 raunde dhe ai e shikoi si ‘diçka për të hequr mendjen”.

Në një nga seritë e dokumentarit kushtuar gruas së tij, i cili do të transmetohet të premten, Bill Klinton ka zbuluar vitet e vështira në martesën e tij.

Ai i ka kërkaur falje në dokumentar edhe Lewinsky-t dhe thotë se u ndje keq që jeta e saj u përcaktua nga afera e tyre.

Seria me katër pjesë e dokumentarit përmban qasje të jashtëzakonshme në rrethin e brendshëm të familjes dhe shqyrton jetën publike të Hillarit, nga ditët e saj studentore deri në humbjen e zgjedhjeve të 2016-ës ndaj Donald Trump.

Por pjesa në lidhje me çështjen Lewinsky – të cilën çifti rrallë e adreson në publik – ka të ngjarë të jetë më i ndjekuri.

Skandali e çoi Bill në 1998 para senatit, por ai i mbijetoi dhe mbeti në detyrë edhe  gjatë mandatit të tij të dytë.

Hera e fundit që Bill foli për skandalin ishte në vitin 2018 dhe u tërhoq përsëri në mënyrë spektakolare sepse tha që ai nuk i detyrohej Lewinsky një falje private.

Këtë herë ai kaloi në detaje të shkëlqyera, herë pas here duke u shfaqur emocional ndërsa foli për momentin kur më në fund u kthye i pastër për gruan e tij.

Në dokumentarë flet edhe bashkëshortja e tij, Hillary Klinton, e cila thotë: “Unë thjeshtë u shkatërrova. Nuk mund ta besoja, isha shumë e lënduar personalisht”.

I pyetur pse ai vuri në një rrezik të tillë familjen, martesën dhe vendin e tij, Bill tha që nuk po mendonte për ato gjëra në ato momente.

Në vend të kësaj, presionet për të qenë në Shtëpinë e Bardhë e shtynë atë të kërkonte një shpërqendrim. Ai sqaroi më tej se ka luftuar me ankthin për vite dhe se tani është një tjetër njeri.

“Ndoshta është fakti që po plakem, por çfarëdo që bëra ishte e keqe, por nuk është se mendoja për gjënë më budallaqe që mund të bëja. Nuk është një mbrojtje, por shpjegim. Ndihem keq”, tha ai.

Pavarësisht të gjithave, bashkëshortja e tij vendosi t’i qëndronte pranë dhe ta ndihmonte të kalonte këto probleme./Marrë nga Daily Mail-Gazeta Liberale

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back