Showbiz

Bill Gates tërhiqet nga bordi i Microsoft, do merret me filantropi

Shkruar nga Liberale
Bill Gates tërhiqet nga bordi i Microsoft, do merret me filantropi

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates po tërhiqet nga bordi i kompanisë për të kaluar më shumë kohë në aktivitete filantropike. Ai thotë se dëshiron të përqëndrohet në shëndetin dhe zhvillimin global, arsimin dhe trajtimin e ndryshimeve klimaterike.

Njeriu i dytë më i pasur në botë hoqi dorë nga roli i tij i përditshëm për të drejtuar Microsoft.

“Kompania gjithmonë do të jetë pjesë e rëndësishme e jetës sime,”- tha 65- vjeçari ndërsa shtoi se do vazhdojë të komunikojë me udhëheqësit e saj.

Gates është renditur nga Forbes si njeriu i dytë më i pasur në botë. Ai e ngriti pasurinë e tij nëpërmjet zhvillimit të software për kompjuterat personalë.

Microsoft u bë i mundur për njerëzit në vitin 1986 dhe brenda një viti Bill Gates, në moshën 31 vjeçare, u shpall miliarderi më i vogël në votë që ka ngritur vetë pasurinë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH