Life Style

Bill Gates ndahet nga bashkëshortja, pas 27 vitesh martesë

               Publikuar në : 11:30 - 04/05/21 liberale

Një nga çiftet më të njohura, të pasura dhe të admiruara në botë tashmë është ndarë. Bill dhe Melinda Gates kanë deklaruar divorcin, që i jep fund martesës së tyre prej pothuajse tri dekadash.

“Kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe ndërtuar një fondacion që operon kudo në botë dhe që i mundëson një jetë të shëndetshme dhe prodhuese njerëzve . Ndajmë ende besimin në atë mision dhe do vijojmë bashkëpunimin në fondacion, por nuk mendojmë se mund të rritemi më së bashku si çift”, është komenti i vetëm që deri më tani shpjegon vendimin e papritur.

Ish-CEO i Microsoft, pasuria e të cilit përllogaritet në afro 145 miliardë dollarë, dhe bashkëshortja e tij Melinda prej shumë vitesh drejtojnë fondacionin që mban emrin e tyre, që objektiv ka reduktimin e varfërisë, dhe krijimin e mundësive të qendrueshme të prodhimit.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back