Globi

Bill dhe Melinda Gates: Të përgatitemi për pandeminë e radhës

Shkruar nga Liberale
Bill dhe Melinda Gates: Të përgatitemi për pandeminë e

Ndërkohë që shumica prej nesh mezi presin fundin e Covid-19, tashmë që edhe vaksinat janë hedhur në qarkullim, sinjale aspak pozitive vijnë për një pandemi të dytë. Kështu deklaruan Bill dhe Melinda Gates, në letrën e tyre vjetore.

“Është për të ardhur keq që Covid-19 mund të mos jetë pandemia e fundit. Për të parandaluar që vështirësitë e këtij viti të fundit të mos ndodhin përsëri, përgatitja për pandeminë duhet të merret po aq seriozisht sa kërcënimi nga lufta”, shkruan Bill.

Çifti thanë po ashtu se ndikimi i pandemisë së koronavirusit tek të varfrit, njerëzit me ngjyrë dhe gratë ka një efekt më të madh.

“Bill dhe unë jemi thellësisht të shqetësuar se pandemia përveçse nxori në pah kaq shumë padrejtësi të vjetra, do të sjellë edhe një të re: pabarazia e imunitetit, një e ardhme ku njerëzit më të pasur kanë qasje në një vaksinë COVID‐19, ndërsa pjesa tjetër e botës nuk e ka”, shkruan Melinda.

Fondacioni Gates ka investuar 1.75 miliardë dollarë në luftën kundër koronavirusit, dhe shumica e këtij financimi ka shkuar në prodhimin e furnizimeve mjekësore dhe sigurimin e vaksinave edhe për popujt e varfër.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH