Aktualitet

Bill Clinton në Tiranë: Këshilla ime, kurrë mos u shkurajoni dhe dëgjoni njëri tjetrin

Shkruar nga Liberale
Bill Clinton në Tiranë: Këshilla ime, kurrë mos u shkurajoni

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton “Jam pa fjalë. Këtë moment do ta ruaj si thesar në të gjithë jetën time. Ka më shumë se 10 vjet që kur gruaja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit dhe e pyesja, si po shkon? Sepse gjithmonë doja që të vija dhe ndjej se edhe pse jam një qytetar privat, pa asnjë pushtet, mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan. Lidhur me partitë tona politike, dallimet filozofike, pavarësisht, ne jemi të angazhuar për lirinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Jam shumë mirënjohës për atë që kryeministri tha për Kosovën. Ai e di, edhe shumë prej jush, që unë dhe Hillary jetojmë në Nju Jork, që është vendi me përqendrimin më të madh të shqiptarëve në Amerikë. Nuk bëj të eci rrugës pa i parë. Një javë më parë, po ecja dhe kalova, tre restorante dhe njerëzit dolën dhe filluan të më tregonin për axhendën.

Kur pashë që të ndodhte në Kosovë dhe Bosnje, e pashë të ndodhë si djalë i ri në vendlindjen time që fëmijëve u mohohej të shkonin në shkollë për hir të racës. Mos u shkurajoni. Këto probleme i kanë rrënjët që është më i lashtë se besimet tona fetare. Ka pasur gjithmonë një frikë se në momentin që do të shkojmë përtej llojit tonë, diçka e keqe do të ndodhë. E themi këtë duke mbajtur larg tjetrin.

Shihni këta fëmijë. Gëzimi më i madh në jetë ndodh kur hapemi ndaj mundësisë, që cdo person i vetëm mund të marrë. Mësimet e jetës sime nuk janë ato që mësova në universitet apo valën e zgjedhjeve apo në sallonet e diskutimeve të qeverisë. I kam mësuar vetëm kur isha një djalë i vogël që rritesha duke parë të jetonin jetën e tyre. Fjala dhe nderi kishin një vlerë konstante për gjithkënd. Tani është e rëndësishme që ne të pranojmë fort dhe qartë, se dallimet tona kanë rëndësi se askush unk ka të drejtë gjatë gjithë kohës dhe duhet të jemi në gjendje të dëgjojmë njëri tjetrin.

Duhet të mos harrojmë që e vetmja mënyrë që mund të kenë vlerë dallimet tona është nëse që të qenit njerëz dhe humanizmi ynë vlen më shumë. Kur isha i ri dhe studioja luftën e ftohtë, e shihja Shqipërinë në hartë dhe paraqitej si mister, e mbyllur ndaj botës; mos hyni dhe më kujtohet kjo kur isha 18-vjeç. Dhe pyesja veten a do të shkoj ndonjë herë aty dhe kurrë nuk ma merrte mendja se do të vija si president.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH