Sport

“Bild” ngre alarmin: Kujdes, Shqipëria kërkon t’i vjedhë Gjermanisë...

Shkruar nga Liberale
“Bild” ngre alarmin: Kujdes, Shqipëria kërkon t’i

Suksesi i fundit i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare me kualifikimin në Euro 2024, i ka dhënë shikueshmëri më të madhe kuqezinjve dhe nuk janë të paktë ata lojtarë të cilët në të kaluarën kanë luajtur për përfaqësuese të tjera, por tashmë duan të veshin fanellën kuqezi. Edhe vetë FSHF ka nisur të kontaktojë prej kohësh lojtarë të tillë, duke u përpjekur që t’i bindë të bëhen pjesë e të ardhmes kuqezi.

Një situatë e tillë ka ngritur alarmin në Gjermani, ku e përditshmja “Bild” ka analizuar situatën e një futbollisti që po spikat në arenën e rëndësishme, Brajan Grudës. Futbollist i ri i Mainz, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet që ka dhuruar me klubin në Bundesligë, por edhe me përfaqësueset e moshave të Gjermanisë,

Sipas tabloidit gjerman, FSHF ka bërë hapat e parë duke kontaktuar babain e futbollistit, ish-lojtarin e Vllaznisë Bujar Gruda, duke synuar që djaloshi i talentuar, një sallaks i cili luan në të djathtën, të veshë fanellën kuqezi.

“Më kot deri tani”, shkruan e përditshmja gjermane, duke shpjeguar se për momentin, Gruda do të vazhdojë duke përfaqësuar Gjermaninë U21 me të cilën ka luajtur 5 ndeshje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH