Arte

"Bilbili i Kosovës", Nexhmije Pagarusha jetësohet në një vepër arti (FOTO)

Shkruar nga Liberale
"Bilbili i Kosovës", Nexhmije Pagarusha jetësohet në

Nexhmije Pagarusha, e  njohur si "Bilbili i Kosovës" do të jetësohet në një skulpturë në vendlindjen e saj, në fshatin Pagarushë, Malishevë.

Skulptura e veçantë është realizuar nga skulptori i talentuar Agon Qosja, i cili ka publikuar disa foto të portretit të artistes së mirënjohur, që ka dhënë një kontribut të madh në muzikën shqiptare.

Kjo vepër arti, e punuar në detaje, është një nderim i veçantë që i bëhet një figure të tillë të artit shqiptar,, si Nexhmije Pagarusha.

[gallery size="full" jnewsslider_title="Nexhmije Pagarusha" ids="1389349,1389350,1389351"]

Nexhmije Pagarusha është një ikonë e muzikës shqiptare, e njohur për zërin e saj të veçantë dhe interpretimet e mrekullueshme në muzikën popullore e opera. Kryevepra e saj konsiderohet ”Baresha”, por edhe këngët si: ”Mora testin”, “Kur më shkon si zog n’hava”, “Ç’u ngrit lulja në mëngjes”, “Dallëndyshe”, këngë këto që publiku vazhdon t’i dëgjojë me shumë nostalgji.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH