Globi

Bilanci i viktimave të Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit në Itali

Shkruar nga Liberale
Bilanci i viktimave të Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 156 viktima nga Covid-19. Ndërkohë, numri total i personave që kanë humbur jetën prej fillimit të panemisë, ka shkuar në 32.486

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2.278, teksa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 134.560

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 642 raste të reja pozitiv për një total prej 228.006

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 65 viktima duke e cuar totalin e vdekjeve në 15.727 që nga fillimi i pandemisë, si dhe 207 të shëruar për një total prej 43.649.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH