Globi

Bilanci i viktimave gjatë 24 orëve të fundit në Itali

Shkruar nga Liberale
Bilanci i viktimave gjatë 24 orëve të fundit në Itali

Autoritetet në Itali kanë përditësuar të dhënat për koronavirusin. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 153 viktima nga koronavirusi, duke e cuar në total numrin e viktimave prej fillimit të pandemisë në 31.763.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2605, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 122810. Autoritetet raportuan gjithashtu se u regjistruan edhe 875 raste të reja pozitiv për një total prej 224 760

Në Rajonin e Lombardisë u regjistruan 39 viktima, shifra më e ulët prej dy muajsh, për një total prej 15.450 nga fillimit të emergjencës shëndetësore./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH