Aktualitet

Bilanci i UET: 1 milion euro bursa, mbi 250 shkëmbime studentore

               Publikuar në : 10:51 - 10/08/19 LP

Bilanci i suksesshëm i UET për ndërkombëtarizimin, 1 milion euro bursa, mbi 250 shkëmbime studentore, 100+ projekte ndërkombëtare

Në vite, UET ka ndërtuar ura bashkëpunimi me shumë universitete perëndimore, si dhe është bërë pjesë me sukses e projekteve zhvilluese akademike e shkencore në kuadrin e projekteve ndërkombëtare të arsimit të lartë.

Universiteti Europian i Tiranës tashmë është bërë një qendër e rëndësishme kombëtare dhe rajonale sa i takon bashkëpunimit universitar, shkëmbimeve me karakter kërkimor shkencor dhe debatin e ideve që promovojnë vlerat akademike dhe ato të qytetarisë europiane. Objektiv është përfshirja në sa më shumë projekte zhvilluese akademike e shkencore në kuadrin e projekteve europiane të arsimit të lartë, projekte që mbi të gjitha targetojnë zhvillimin e stafit akademik, mobilitetin e pedagogëve dhe studentëve, aplikimin e standardeve europiane të cilësisë, organizimin e konferencave shkencore të përbashkëta, përkthime e botime akademike e pedagogjike nga autorë të njohur ndërkombëtarisht, pajisjen e mjediseve mësimore dhe laboratorëve etj.

Globalizimi ka ndikuar në shumë sektorë të ndryshëm të shoqërisë, përfshirë këtu edhe arsimin e lartë, në të cilin mobiliteti i ideve dhe i njerëzve është rritur ndjeshëm. Në të gjithë botën, universitetet iu përgjigjen sfidave të paraqitura nga globalizimi në mënyra të ndryshme. Një përgjigje është ndërkombëtarizimi i kampuseve universitare. Në mënyrë që të përfitojnë nga trendi global, shumë institucione arsimore po përpiqen të vendosin marrëveshje dhe bashkëpunime me universitetet rajonale, ndërkombëtare dhe madje edhe interkontinentale.

Ky proces tashmë konsiderohet si një mjet për të përmirësuar cilësinë e edukimit. Përkthimi dhe përvetësimi i njohurive, mobilizimi i talenteve në mbështetje të hulumtimi global dhe përmirësimi i kurrikulave mësimore me përmbajtje ndërkombëtare janë vetëm disa nga përfitimet e ndërkombëtarizimit. Universitetet perëndimore po krijojnë rrjete dhe shoqata të fuqishme ndërkombëtare, me qëllim që të vënë në lëvizje zotësinë dhe aftësinë, në favor të transferimit të njohurive, politikave të avancuara dhe kërkimit global për të siguruar rritjen e investimeve dhe ndikimit.

Universiteti Europian i Tiranës, si një universitet, ofron për studentët një edukim cilësor, duke pasur në fokus prej vitesh ndërkombëtarizimin si një ndër prioritetet e tij. Në vite, UET ka ndërtuar ura bashkëpunimi me shumë universitete perëndimore, si dhe është bërë pjesë me sukses e projekteve zhvilluese akademike e shkencore në kuadrin e projekteve ndërkombëtare të arsimit të lartë. UET i ka kushtuar vëmendje këtij procesi, me qëllim përmirësimin e programeve të studimit dhe procesit akademik konform standardeve perëndimore, si dhe zhvillimit të stafit dhe kërkimit shkencor.

Mbi 250 studentë të UET kanë përfituar nga programi i shkëmbimit Erasmus+

Drejtoresha e Zhvillimit të Projekteve dhe Partneriteteve në UET, Dr. Ketrina Çabiri, shpjegon se, një aspekt i rëndësishëm i ndërkombëtarizimit prej të cilit kanë përfituar një numër i madh studentësh dhe stafi, është programi i shkëmbimit Erasmus+. UET është pjesë e skemës Erasmus+ që prej lançimit të saj nga Komisioni Europian në 2014-n dhe që prej atëherë ka përfituar një sërë projektesh për shkëmbimin e stafit dhe studentëve, si edhe për ngritjen e kapaciteteve në universitete. Mbi 250 studentë të UET kanë kryer më shumë se një semestër studimi në universitetet më prestigjioze europiane. Ndërkohë, në kuadër të kësaj skeme, universitetet shqiptare duhet në parim të ofrojnë dhe kushtet e nevojshme për të pritur studentë të huaj. Këtij aspekti UET i ka kushtuar një vëmendje të veçantë, duke dashur të jetë një universitet novator dhe tërheqës sa i takon përthithjes së stafit e studentëve të huaj. Mbi 25 studentë të huaj nga universitete partnere kanë kryer më shumë se një semestër studimi në UET në gjuhën angleze.

Viti akademik 2019-2020: UET është fitues në 8 projekte të programit Erasmus + KA2, me një fond mbi 600 mijë euro

Projektet janë të fushave të ndryshme si, ndërkombëtarizimi, menaxhimi i projekteve, inovacioni, kërkimi shkencor, teknologjia dhe mësimdhënia virtuale, zhvillimi i kompetencave, njerëzit me aftësi speciale etj. Nga skema Eramsus + CBHE, që është skema më e famshme për IAL e Ballkanit Perëndimor, për sa u përket projekteve të zhvillimit, Universiteti Europian i Tiranës rezulton fitues në 6 projekte nga 9 që janë përfshirë IAL e Shqipërisë, ku në tërësi Ballkani Perëndimor ka fituar 18 projekte. Gjithashtu UET ka fituar edhe 2 projekte të tjera në skemat: Erasmus + KA2 Knowledge of Alliances dhe Eramsus + KA2 Adult Education – Skema financimi të BE që vendet e rajonit i aksesojnë me vështirësi. Të tjera projekte të mbështetura nga fondet e Bashkimit Europian, përmes skemave Erasmus + KA2, synojnë përmirësimin e programeve të studimit dhe nxitjen e punësimit përmes validimit të kompetencave (Projekti REBUS) dhe ndërlidhjen e tyre me programe studimi europiane (Projekti SMART AL).

UET me diploma të përbashkëta me universitete prestigjioze europiane

Në kuadër të ndërkombëtarizimit, UET ofron edhe diploma të përbashkëta me universitete prestigjioze europiane, me të cilat është ndërtuar partneritet në kuadrin e programeve të përbashkëta të studimit. Tashmë në UET mund të ndjekësh një master që ofron një diplomë të përbashkët me universitetet europiane, masterin PoSIG. Universiteti Europian i Tiranës ofron mundësinë e ndjekjes së një masteri të përbashkët mes universiteteve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor me fokus në shkenca politike. Masteri i përbashkët në Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja (#PoSIG), është një program dyvjeçar pasuniversitar sipas standardeve europiane. Qëllimi i PoSIG nuk është të ofrojë thjesht një tjetër diplomë master në shkenca politike, por të ofrojë për studentët dhe profesionistët e rinj një mundësi për t’u arsimuar në dy nga prioritetet e rajonit, integrimit dhe të mirëqeverisjes.

UET shtrin partneritetin edhe me universitetet amerikane, kineze dhe australiane

Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë sot nuk vjen thjesht në kuadrin e mobilitetit fizik të studentëve apo stafit akademik, por vjen si një koncept i ri, ku tashmë universitetet e shtrijnë bashkëpunimin akademik edhe në aspekte të tjera, të tilla si diplomat e përbashkëta, mbështetja për ndërtimin e kapaciteteve, programet e përbashkëta të kërkimit, mundësitë për të studiuar në distancë etj. Sot jemi të gjithë përballë një fakti që sfidat e edukimit shkojnë përtej kufijve. Prandaj, të gjithë duhet të luajmë rolin tonë, për të siguruar që studentët janë edukuar dhe pajisur me të gjitha aftësitë e nevojshme për të pasur sukses në një mjedis pune kompetitiv, që ndryshon me shpejtësi. Në vite, UET ka ndërtuar ura bashkëpunimi me shumë universitete perëndimore, si dhe është bërë pjesë me sukses e projekteve zhvilluese akademike e shkencore në kuadrin e arsimit të lartë. Në këtë kuadër, Universiteti Europian i Tiranës ka arritur marrëveshje të reja strategjike përtej Kontinentit Europian, me universitetet amerikane, kineze dhe australiane.

Nr. Universiteti partner
1 University of Pavia, Itali
2 University of Warsaw, Poloni
3 Ludwigshafen University, Gjermani
4 NOVA University of Lisbon, Portugali
5 Obuda University, Budapest, Hungari
6 Siauliai University, Lituani
7 Uppsala University, Suedi
8 The Hague University of Applied Sciences, Holandë
9  CIHEAM-IAM Montpellier, Francë
10 Tallin Technical University, Estonia
11 WUST, Poloni
12 WSPA Lublin, Poloni
13 Vilnus University of Applied Sciences, Lituani
14 Minho, Portugali
15 University of Aquila, Itali
16 University College of Economy and Innovation in Lublin, Poloni
17 CEU, Hungari
18 Kwidzyn, Poloni
19 Salzburg University
20 Szczecin University
21 Lappenranta University of Technology
22 University of Beira Interior, Portugali
23 West Timisoara, Rumani
24 University of Bologna, Itali
25 Utenos Kolegija, Lituani

Marrëveshje dhe memorandume të reja strategjike:

1. University of South Carolina-Upstate, SHBA (diploma të dyfishta dhe shkëmbime)

2. E-Campus, Itali (shkëmbime dhe ngritje kapaciteti)

3. Normal Capital University Pekin, Kinë (shkëmbime dhe mundësi për doktoratura)

4. South Cross University, Australi (shkëmbime studentësh dhe staf)/Gazeta Liberale

 

(Visited 118 times, 1 visits today)

Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *