Aktualitet

Bilanci i pandemisë, 2.036 qytetarë humbën jetën nga COVID-19 në Shqipëri në vitin 2021

Shkruar nga Liberale
Bilanci i pandemisë, 2.036 qytetarë humbën jetën nga

Viti 2021 mbyllet me një bilanc zyrtar prej 2036 viktimash nga covid-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për dy humbje jete në 24 orët e fundit. Një vajzë 35-vjeçare dhe një qytetar 80 vjeç, ndërkohë qe në total që nga nisja e pandemisë në vendin tonë janë riregjistruar 3217 humbje jete.

Përsa i përket infektimeve janë gati 152 mijë raste të reja me koronavirus që janë regjistruar gjatë 2021. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Sipas autoriteteve vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH