Aktualitet

Bilanci i Covid, 9 viktima dhe 321 të infektuar

Shkruar nga Liberale
Bilanci i Covid, 9 viktima dhe 321 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 viktima, një 44 vjeçar, një 70 vjeçar, 71 vjeçar, 78 vjeçar, dhe dy qytetare 84 vjeçare nga Tirana,

67 vjeçar nga Mallakastra, 74 vjeçar dhe 82 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Po ashtu, janë kryer 1446 testime, nga të cilët 321 persona janë testuar pozitivë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

173 raste në Tiranë, 22 në Kavajë, nga 12 raste në Korçë, Pogradec, 11 në Fier, 10 në Vlorë, 9 në në Elbasan, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Gramsh, nga 6 raste në Durrës, Sarandë, nga 4 raste në Berat, Mat, Kuçovë, nga 3 raste në Lezhë, Gjirokastër, Përmet, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Has, Mallakastër, Kamëz, Peqin, Kolonjë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Delvinë, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 121 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,367 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 328 pacientë, 12 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH