Aktualitet

Bilanci i Covid/ 8 viktima dhe mbi 600 raste të reja

Shkruar nga Liberale
Bilanci i Covid/ 8 viktima dhe mbi 600 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 8 pacientë.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 48 vjeçare, një 71 vjeçar, 74 vjeçar, një 85 vjeçar nga Tirana, një 60 vjeçar nga Mirdita, një 60 vjeçar nga Kurbini, një 63 vjeçar nga Gramshi, një 71 vjeçar nga Durrësi", thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Nga kryerja e 2241 testimeve, kanë rezultuar pozitivë 602 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

249 raste në Tiranë, 47 raste në Gjirokastër, 38 raste në Lushnje,

30 raste në Fier, Korçë, Kavajë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Berat,

20 raste në Elbasan dhe Librazhd, 18 raste në Kukës, 16 raste në Përmet,

12 raste në Lezhë, 7 raste në Pukë dhe Kuçovë, 6 raste në Devoll, Mat, Dibër,

3 raste në Sarandë, 2 raste në Pogradec, 1 rast në Krujë, Tropojë, Bulqizë, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 564 qytetarë të cilët kanë plotësuar karantinimin 14 ditor, sipas të dhënave të Operatorit Qendror të Kujdesit Shëndetësor. Që nga fillimi i epidemisë 13.453 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH