Aktualitet

Bilanci i Covid/ 8 viktima dhe afro 500 të infektuar

Shkruar nga Liberale
Bilanci i Covid/ 8 viktima dhe afro 500 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në vednin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur jetën 8 paceintë, një 57 vjeçar dhe 67 vjeçar nga Durrësi, një 64 vjeçar nga Gramshi, një 67 vjeçar nga Kruja, një 76 vjeçar nga Elbasani, 77 vjeçare nga Gjirokastra, një 80 vjeçar nga Lushnja dhe një 80 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Po ashtu, janë kryer 1927 testime, nga të cilat janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 495 persona.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

253 raste në Tiranë, 28 raste në Fier, 22 raste në Elbasan dhe Mirditë,

20 raste në Lezhë, 16 raste në Korçë dhe Lushnje, 13 raste në Shkodër dhe Kavajë,

12 raste në Durrës, 11 raste në Gjirokastër, 10 raste në Vlorë dhe Tropojë,

9 raste në Librazhd, 7 raste në Krujë, 5 raste në Përmet, Sarandë, Dibër, Devoll,

3 raste në Has, Tepelenë, Kolonjë, 2 raste në Bulqizë, 1 rast në Peqin, Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 141 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,002 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 352 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH