Aktualitet

Bilanci i Covid/ 7 humbje jete dhe 490 raste të reja

Shkruar nga Liberale
Bilanci i Covid/ 7 humbje jete dhe 490 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 7 pacientë

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 47 vjeçare nga Vlora, një 63 vjeçar, një 70 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar dhe një 71 vjeçar nga Durrësi, 83 vjeçare nga Elbasani",deklaroi Ministria.

Po ashtu, janë kryer 2508 testime, nga të cilat janë konfirmuar pozitivë, me koronavirus, 490 persona.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 203 raste në Tiranë, nga 31 raste në Fier, Gjirokastër, nga 27 raste në Shkodër, Lezhë, 25 në Berat, 22 në Korçë, 19 në Elbasan, 13 në Lushnje, 12 në Kukës, 11 në Kavajë, nga 9 raste në Gramsh, Vlorë, nga 7 raste në Kurbin, Kuçovë, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Sarandë, nga 4 raste në Mirditë, Tropojë, Tepelenë, nga 3 raste në Kolonjë, Mallakastër, nga 2 raste në Skrapar, Krujë, Durrës, Përmet.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,667 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 378 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH