Aktualitet

Bilanci i Covid/ 195 raste të reja dhe 9 jetë të humbura

Shkruar nga Liberale
Bilanci i Covid/ 195 raste të reja dhe 9 jetë të humbura

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë kryer 2,569 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 195 qytetarë.

Janë 6,952 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Po ashtu, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 9 qytetarë, përkatësisht: 1 qytetar nga Durrësi 46 vjeç, 1 qytetar nga Mirdita 48 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 58 dhe 78 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 66 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 69 vjeç, 1 qytetar nga Korça 73 vjeç dhe 1 qytetar nga Kruja 82 vjeç.

Janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,434 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 195

Të shëruar në 24 orë 347

Të shtruar në spitale 161

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 2,569

Testime totale 1,240,204

Raste pozitive 175,163

Raste të shëruara 165,434

Raste Aktive 6,952

Humbje jete 2,777

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3060

Durrës 824

Fier 691

Shkodër 559

Vlorë 345

Elbasan 342

Lezhë 269

Berat 237

Gjirokastër 214

Kukës 159

Korçë 136

Dibër 116

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH