Aktualitet

Bilanci i Covid, 16 viktima në 24 orët e fundit

Shkruar nga Liberale
Bilanci i Covid, 16 viktima në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit, kan humbur jetën 16 persona.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarē nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç", thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Janë kryer 2.026 testime, prej të cilave 610 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë 545 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

159 raste në Tiranë, 40 në Vlorë, 37 në Kavajë, 36 në Shkodër, 32 në Lushnje, 26 në Durrës, 20 në Berat, nga 19 raste në Sarandë, Elbasan, 17 në Fier, nga 14 raste në Kurbin, Pogradec, 13 në Tepelenë, 12 në Mirditë, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pukë, Tropojë, Peqin, Kolonjë, nga 7 raste në Kukës, Librazhd, 6 në Gramsh, nga 4 raste Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Korçë, Has, Përmet, Delvinë, 2 në Devoll, 1 në Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 397 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.152 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH