Aktualitet

Bilanci i Covid/ 12 humbje jete dhe 616 raste të reja

               Publikuar në : 16:50 - 19/10/21 liberale

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri. Në 24 orët e fundit, janë kryer 3713 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 616 qytetarë.

Në të gjithë vendin janë 6289 pacientë aktivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 12 qytetarë, përkatësisht: gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 67-88 vjeç, një qytetare nga Librazhdi 61 vjeçe, një qytetar nga Pogradeci 66 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Fieri 72 vjeç, një qytetar nga Durrësi 88 vjeç, një qytetar nga Korça 88 vjeç.

Janë shëruar 589 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169,674 që nga fillimi i epidemisë.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back