Aktualitet

Bilanc i hidhur/ 5 viktima dhe 257 raste të reja me Covid-19

Shkruar nga Liberale
Bilanc i hidhur/ 5 viktima dhe 257 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit, 5 pacientë kanë humbur jetën, një 65 vjeçar nga Kavaja, një 75 vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70 vjeçare, një 71 vjeçar, një 77 vjeçare.

Po ashtu, është regjistruar një tjetër rekord në numrin e të infektuarve.

Janë testuar pozitivë 257 qytetarë, ndërsa pesë pacientë kanë humbur betejën me virusin.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 83 raste në Tiranë, 29 në Fier, 27 në Durrës, 20 në Shkodër, 14 në Korçë, 12 në Berat, 11 në Elbasan, 8 në Mirditë, 7 në Lushnje, 6 në Tropojë, nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë, 3 në Kukës, Kavajë nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë, nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj, Gramsh.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH