Ndërkombëtare

Bien shifrat në Itali, rreth 21 mijë të infektuar dhe 662 viktima

               Publikuar në : 18:56 - 05/12/20 liberale

Italia këtë ditë të parë ë fundjavës e ka filluar me një rënie të shifrave nga COVID-19. 21 mijë e 52 të infektuar janë regjistruar së fundmi nga rreth 195 mijë testime në gjithë vendin.

Po ashtu 662 pacientë humbën jetën këtë të shtunë ndërkohë që kujtojmë se dje vendi fqinj përtej Adriatikut regjistronte mbi 24 mijë të infektuar dhe mbi 800 viktima.

Lajm i mirë është se u regjistruan plot 23 mijë e 923 qytetarë që janë shëruar nga COVID-19 dhe liruar nga spitalet.

Tags:


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back