Aktualitet

Bie zjarri në banesë, ndërron jetë foshnja 6-muajshe

Shkruar nga Liberale
Bie zjarri në banesë, ndërron jetë foshnja 6-muajshe

Një foshnjë 6 muajshe ka ndërruar jetë, për shkak të zjarrit në banesë.

Shtëpia private në zonën pranë Maternitetit të ri në Tiranë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në momentin që ka rënë zjarri në banesë kanë qenë gjyshja dhe foshnja 6-muajshe.

Fatkeqësisht, foshnja ka ndërruar jetë ne spital, ndërsa e moshuara ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Forcat policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur vënien e flakëve nën kontroll.

Nga hetimi i organeve kompetente mësohet se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike ose si pasojë e bombulës së gazit.

Prindërit e viktimës ishin të divorcuar dhe foshnja jetonte e vetme me gjyshen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH