Globi

Bie qeveria e Albin Kurtit

Shkruar nga Liberale
Bie qeveria e Albin Kurtit

50 ditët e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës dhe të Qeverisë së tij, sot kanë marrë fund me mocionin e inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe të votuar nga të gjitha grupet parlamentare përveç Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Zëri.info.

Rrëzimi i Qeverisë “Kurti” u bë me 82 vota pro, 32 kundër dhe me 1 abstenim. Në sallë ishin 117 deputetë.

Këtë mocion që e nisi LDK-ja si partnere e koalicionit, nuk e mbështetën kryetarja e Kuvendit dhe dy deputetët e saj, Haxhi Avdyli e Ardian Shala.

Në seancë pati shumë akuza mes deputetëve kryesisht të LVV-së e LDK-së. Ndër të tjera, LVV-ja e akuzoi LDK-në se e ka tradhtuar në rrugën e saj drejtë luftimit të krimit dhe këtë e ka bërë në bashkëpunim me presidnetin Thaçi. Përderisa LDK-ja tha se Albin Kurti është ai që e ka prishur partneritetin me SHBA-në dhe se një gjë e tillë për LDK-në është e papranueshme.

Mocioni i mosbesimit u bë pas shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme nga kryeministri Kurti. Më 18 mars./Zëri

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH