Globi

Bie ortek në Alpet e Italisë, humbin jetën 3 persona

Shkruar nga Liberale
Bie ortek në Alpet e Italisë, humbin jetën 3 persona

Tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e rënies së një orteku masiv nga një lartësi prej 460 metrave.

Viktimat ishin duke bërë ski në momentin që janë përfshirë nga masivi i borës, shkruajnë mediat italiane.

Në vendngjarje kanë shkuar tre helikopterë. Aksioni për shpëtimin e të përfshirëve në ortek ka përfunduar, ku përveç viktimave dhe të lënduarve nuk raportohet të ketë të zhdukur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH