Globi

Bie numri i viktimave nga COVID në Itali

Shkruar nga Liberale
Bie numri i viktimave nga COVID në Itali

Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë përditësuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së COVID-19 në vend.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit në territorin italian janë regjistruar 5.741 raste të reja pozitive. Nga krahu tjetër, thuhet se numri i viktimave ishte 164, ndërsa në total, që prej fillimit të pandemisë, janë 124.810 viktima.

Lajmi mirë është që në 24 orët e fundit janë shpallur të shëruar 12.816 qytetarë.

Në spitalet e vendit, janë të shtruar në terapitë e kujdesit intensiv, 1.544 pacientë, ndërsa 10,383 persona, janë të shtruar në pavionet e tjera.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH