Kronikë

Bie nga ura, humb jetën i moshuari

Shkruar nga Liberale
Bie nga ura, humb jetën i moshuari

Një i moshuar ka rënë nga ura në Ballsh dhe ka humbur jetën.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:40, në lagjen “5 Shkurti”, Ballsh.

“Dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga ura, shtetasi B. C., 71 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital”, sqaruan uniformat blu.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH