Kronikë

Bie nga shtylla, vdes në vend 23-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Liberale
Bie nga shtylla, vdes në vend 23-vjeçari shqiptar në Itali

Një punëtor 23-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga shtylla e tensionit të lartë. Përpjekjet e personelit mjekësor kanë qenë të kota, djali ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga një rënie prej mbi 40 metrash.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e së martës, rreth orës 16:30, në Castagneto, në provincën e Breshias. I riu, punonjës i një kompanie private, po punonte në zëvendësimin e një teli. Fluturimi prej më shumë se 40 metrash nuk i la rrugëdalje.

Duke kuptuar tragjedinë e madhe që i ndodhi kolegut të tyre, punonjësit e tjerë në vendngjarje kanë lajmëruar menjëherë shërbimet e shpëtimit. Një ambulancë e 118 ka shkuar në vendin e aksidentit dhe ka tentuar të ringjallë djalin, por pavarësisht përpjekjeve nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.

Forcat e policisë po kryejnë konstatimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit. Një shpërqendrim nga ana e punëtorit? Një sëmundje apo një defekt në strukturë? Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë, por për momentin nuk është e mundur të konstatohen arsyet. Karabinierët ruajnë ende konfidencialitetin maksimal për detajet e viktimës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH