Aktualitet

Humb jetën pushuesi në Golem

Shkruar nga Liberale
Humb jetën pushuesi në Golem

Një pushues nga Elbasani humbi jetën në plazhin e Golemit.

Në Golem, shtetasi M. K., 66 vjeç, banues në Elbasan, sapo ra në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak pasi hyri në det.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët dhe nga roja e plazhit, por gjatë transportimit në spital, me autoambulancë, ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH