Aktualitet

Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 45 vjeçari

Shkruar nga Liberale
Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 45

Një elektricist, i cili ka qenë duke punuar në një pallat që ishte në ndërtim, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke ndërruar jetë në vend.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ndërsa viktima është shtetasi me iniciale Sh.H., rreth 45 vjeç.

Informacion paraprak

Me datë 19.12.2020, rreth orës 14:30, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike shtetasi Sh.H., rreth moshës 45 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH