Globi

Bie ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Shkruar nga Liberale
Bie ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Emergjencat Civile kanë përditësuar të dhënat për koronavirusin në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën 26 persona, një rënie e ndjeshme krahasuar me javën e kaluar. Kujtojmë që ditën e djeshme u shënuan 44 viktima.

Po ashtu janë regjistruar dhe 303 raste të reja me koronavirus. 85,5% e rasteve të reja janë në Lombardi.

Numri total i të prekurve nga Covid-19 në Itali ka shkuar 237 290.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH