Aktualitet

Bie Berisha në KQZ edhe për Kukësin, Celibashi: Kërkesa e PD-së që drejton Basha sipas Kodit Zgjedhor

Shkruar nga Liberale
Bie Berisha në KQZ edhe për Kukësin, Celibashi: Kërkesa e

KQZ vendos për regjistrimin e PD zyrtare të drejtuar nga Lulzim Basha, në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës. Më herët kishte depozituar një kërkesë edhe Rithemelimi i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, që të regjistrohej nën të njëjtin emër dhe logo.

KQZ vendosi sot për regjistrimin e PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës.

Gjatë fjalës së tij, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se kërkesa e Lulzim Bashës plotëson kriteret e Kodit Zgjedhor dhe ligjit për partitë politike. Ai tha se KQZ e ka të pamundur të bëjë shqyrtim të procesit vendimmarrës të një partie politike.

Celibashi u shpreh se KQZ është e detyruar të shohë kërkesën në aspektin formal.

“Basha ka legjitimitetin të paraqesë kërkesën për regjistrim në zgjedhje si subjekt zgjedhor”, tha Celibashi.

Zgjedhjet në Kukës do të përsëriten pas video-skandalit me Safet Gjicin, i cili më pas u shkarkua.

Sakaq, opozita duket se do të garojë me dy kandidatë, ndërsa mbetet që të përcaktohet se cilët do të jenë anëtarët e opozitës në komision dhe kujt partie do t’i përkasin ata.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH