Aktualitet

Biden thirrje kryeministrit izraelit: Nevojë absolute për të mbrojtur civilët në Gaza

Shkruar nga Liberale
Biden thirrje kryeministrit izraelit: Nevojë absolute për të

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden iu drejtua të enjten kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, sevështë e nevojshme të mbrohen civilët ndërsa luftimet vijojnë në zonat urbane në qytetet në Rripin e Gazës.

“Presidenti theksoi nevojën absolute për të mbrojtur civilët dhe për të ndarë popullatën civile nga Hamasi, veçanërisht përmes korridoreve që do të lejonin civilët të lëvizin të sigurt nga zonat e luftës”, thuhet në një deklaratë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë.

Në bisedën e tij të parë telefonike me Netanyahun që nga 26 nëntori, presidenti amerikan këmbënguli sërish se duhet t’u shpërndahen më shumë ndihma civilëve.

Qeveria amerikane ka mbështetur fuqishëm Izraelin që nga sulmi i 7 tetorit i Hamasit në jug të territorit izraelit, gjatë të cilit u vranë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH